Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK - pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme - do të dalë shumë më e fortë, më e organizuar dhe e gatshme për gara dhe angazhime tjera. Ai këto komente i bëri në Podujevë, ku Agim Veliu është konfirmuar në krye të LDK-së në këtë qytet.
Mustafa ka kërkuar në Podujevë që përmes këtyre zgjedhjeve të mobilizohen edhe më shumë për ta forcuar partinë drejt sukseseve të reja.
Duke iu referuar procesit dhe pjesëmarrjen masive nëpër nëndegë, Mustafa ka thënë se ky proces për LDK-në është një lloj referendumi, bazuar në pjesëmarrjen e madhe dhe me interesimin qytetar për të qenë pjesë e LDK-së.
“Kjo për ne është edhe një imperativ shtesë dhe një bindje e fuqishme që LDK pas këtij procesi do të dalë shumë më e fortë, më e organizuar dhe e gatshme për gara dhe angazhime tjera”, tha Mustafa. /KosovaPress/
No comments:
Post a Comment